Zuka shprehu para zyrtarit amerikan shqetësimet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë
Këshillin Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot e ka vizituar Zyrtari Politik i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thomas Lee.
Tema kryesore gjatë këtij takimi ishte pasivizimi i adresave të shqiptarëve në këtë Komunë, ku në emër të tyre shqetësimet i shfaqi koordinatorja e KKSH, Lirona Zuka, e cila tha se një gjë e tillë po ndodhë me qëllim të ndryshimit artificial të strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë dhe Luginë të Preshevës në përgjithësi.
‘Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë po kthehet dalëngadalë në një adresë kyçe që mbron dhe avancon çështjen e shqiptarëve të kësaj komune.
Me aktivitetet e saj, Zyra vazhdimisht po tregon që është institucioni i vetëm që buron nga shqiptarët dhe flet për shqiptarët e kësaj komune dhe të drejtat e tyre’, ka thënë Zuka.

