Zvicër: 11 të vdekur, 2894 raste të reja me Covid
Në 24 orët e fundit, Zvicra ka shënuar 2,894 raste të reja me koronavirus, sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Njëmbëdhjetë vdekje shtesë janë të regjistruara në po të njëjten kohë dhe 98 pacientë janë shtruar në spital.
Këtë javë kërkesat për t’u vaksinuar janë në rritje prej 40% në krahasim me javën e kaluar.
Më 30 gusht, 20 persona ishin shtruar në spital në Spitalin e Friburgut me Covid-19, prejt të cilëve 6 në kujdes intensiv, tha ky institucion në një deklaratë sot.
Këtë të premte janë 27 pacientë, përfshirë 6 në kujdes intensiv, ku ka vetëm edhe tre shtretër të lirë.
“Situata me një fluks të tillë të tendosur mund të shndërrohet në një situatë krize nëse numri i shtrimeve në spital do të rritet më tej” – njoftohemi nga spitali i Frigurgut i cili rekomandon që popullata të vaksinohet dhe t’i përmbahet masave mbrojtëse, “tani të njohura” – njofton TdG. /MLH

