Zvicër: 48 të vdekur, mbi 63 mijë raste të reja me Covid
Edhe në Zvicër, ku jeton dhe punon një numër i madh i kosovarëve, janë rritur ndjeshëm rastet e infektimit dhe të vdekjeve me variantin e ri të COVID-19.
Në 72 orët e fundit, 63,647 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testimeve të kryera është 221.693. BAG raporton gjithashtu 48 vdekje të reja me koronavirus. 233 persona të tjerë u shtruan në spital nga ky virus.

