Zvicër: 5 të vdekur me Covid-19
Zvicra po ia del mirë ta mbajë nën kontroll pandeminë. Shifrat e vdekjeve, mbeten të njëjta ditëve të fundit, gjë që flet për një menaxhim të mirë gjendjes.
Sot Zvicra ka 1,632 raste shtesë të koronavirusit në 24 orët e fundit, sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP).
Po në këtë interval kohor, janë regjistruar 5 vdekje dhe 35 pacientë janë shtruar në spital.

