Zvicër: Zbuten masat e karantinimit
Sot Këshilli federal zviceran ka mbajtur mbledhjen e radhës, të hapur për media, në lidhje me Covid-19, ku ka njoftuar për masat e reja.
“Ne nuk jemi ende në fund të rrugës, por parashikimi është pozitiv,” ka thënë Alain Berset.
Ai bëri dy nënvizime:
Fushata e vaksinimit po funksionon: “vaksinat janë këtu dhe janë shumë efektive”.
Rregullat elementare të mbrojtjes vazhdojnë të respektohen dhe “nuk është e njëjta gjendje si më parë”.
Të vaksinuarit nuk i nënshtrohen karantinës.
Ndër masat e reja është edhe lehtësimi i atyre masave që kanë të bëjnë me karantinën.
Kushdo që shërohet ose vaksinohet, përjashtohet prej karantinimit për gjashtë muaj.
Sidoqoftë, është e nevojshme të jeni në gjendje të dëshmoni se jeni plotësisht të vaksinuar me një produkt të miratuar në Zvicër ose nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Fëmijët nën 16-vjeç janë gjithashtu të përjashtuar nga karantina dhe nga detyrimi për të siguruar një test depistimi kur hyjnë në Zvicër.
Njerëzit që vijnë nga vendet ku po qarkullojnë variante të virusit shqetësues, nuk mund të përfitojnë nga ky përjashtim. Ata duhet t’i nënshtrohen karantinës./MLH

