Gjykata kantonale e Lucernit ka konfirmuar aktgjykimin e gjykatës penale, është bërë e ditur sot.

39-vjeçari zviceran duke vëzhguar të rinjtë në oborrin e shkollës aty afër nga ballkoni i tij në vitin 2017, qe ndier i bezdisur nga zhurma e tyre, shkruan sda.ch.

Pastaj ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë automatike, e ka mbushur, e ka drejtuar në drejtim të grupit prej rreth dhjetë të rinjsh nga një distancë prej 50 metrash dhe ka tërhequr këmbëzën.

E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar, atëherë 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.

Veç kësaj, i akuzuari duhet t’i paguajë viktimës një dëmshpërblim prej 25.000 frangash.

Aktgjykimi i Gjykatës Kantonale nuk është ende i plotfuqishëm.