E ndjera ishte e bija e një legjionari e ushtaraku, e cila në vitet e ’90-ta në Zvicër, u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.

Teksa jetonin në ato vite në Zvicër ata ranë në kontakt me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër duke u bërë kështu edhe pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së, në Zvicër.

“Startoi me ndihma financiare, mandej plasën aksionet e para guerile ishte në ngjarje dhe i interesonte sigurimi i armatimeve, sidomos i armëve adekuate për luftën guerile….Elizabeta kurrë nuk ka marrë para nga fondet, por gjitha këto i ka bërë nga kontributi i vet, ose thënë ndryshe, nga xhepi i saj”, tregon bashkëshorti i saj Ahmeti Poniku.

Ai rrëfeu edhe amanetin e fundit të Elizabetës.

“Ishte dëshira e fundit që të prehet këtu në jetën e amshueshme”.