Zvicra do të kërkojë mjekë nga vendet e BE-së

Masat për të luftuar mungesën e mjekëve në Zvicër po bëhen urgjente, paralajmëroi sot Shoqata Mjekësore Zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Një në katër mjekë që praktikojnë në Zvicër është 60 vjeç e lart, dhe pothuajse katër në dhjetë vijnë nga jashtë.

Kështu Instituti i shëndetësisë së Zvicrës paralajmëron se viti 2022 do të jetë viti i pranimit të shumë mjekëve nga vendet e BE-së, për arsye se vendi po përballet me mungesën e mundshme të mjekëve për shkak të pensionimit të shumë prej tyre.