Zvicra e mbyllë 24 orëshin pa asnjë të vdekur
Zvicra, ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova dhe rajoni, e ka mbyllur 24-orëshin e fundit pas asnjë vdekje.
Nuk u regjistruan asnjë vdekje në 24 orët e fundit dhe vetëm 61 pacientë u shtruan në spital gjatë kesaj kohe.
Raporti i fundit i Zyrës federale të shëndetit publik (OFSP) tregon se 2,256 raste të reja me Covid-19 janë regjitruar në 24 orët e fundit në Zvicër.
Disa nga këto raste datojnë nga ditët e kaluara për shkak të vonesave.
Rikujtojmë se brenda një jave, gjegjësisht nga 7 shtatori deri më 14 shtator, Zvicra kishte gjithsej 16,045 raste të konfirmuara, që paraqet një rënie prej 16.6% në krahasim me 7 ditët e mëparshme.
Gjatë kësaj periudhe ishin regjistruar 35 vdekje të lidhura me Covid.

