Zvicra e rikthen Kosovën në listën e karantinës
Kosova dhe Maqedonia janë dy shtetet ballkanike që kanë hyrë sërish në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën.
Vendimi do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 22 marsi 2021, shkruan albinfo.ch.
Kjo nënkupton se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Maqedoni, gjegjësisht, pas kthimit nga këto dy vende, i nënshtrohen detyrimit të karantinës.

