Zvicra luan me 7 futbollistë shqiptarë nga fillimi

Shtatë futbollistë shqiptarë kanë qenë titullarë për Zvicrën U17, në sfidën ndaj Finlandës, që përundoi baraz (1:1).

Titullarë për Zvicrën ishin: Gecaj, Asllani, Arifi, Xhemaili, Salihi, Bajrami dhe Demiri, ndërsa nga banka rezervë u aktivizua Krasniqi, teksa Frokaj e Zukaj nuk rast të aktivizohen në këtë sfidë.

Në krahun tjetër, për Finlandën luajtën Dren Tërnava dhe Lika që hyri si zëvendësues.

I vetmi protagonist në këtë ndeshje ishte Demiri, i cili shënoi golin e barazimit (1:1) për t`i siguruar një pikë Zvicrës.