Zvicra planifikon të riatdhesojë gati 80 pacientë me Covid

Zvicra planifikon të riatdhesojë rreth 80 persona me Covid-19 nga jashtë. Pothuajse gjysma e të sëmurëve u infektuan gjatë pushimeve në vendet e Ballkanit.

Për të paktën tetë persona, ky riatdhesim konsiderohet “urgjent”.

Tobias Br, zëdhënës i Konferencës së Drejtorëve të Shëndetit Kantonal (CDS) konfirmoi për Keystone-ATS këtë informacion i cili u shfaq në gazetat e grupit Tamedia të shtunën.

Shërbimi shëndetësor i ushtrisë u bëri thirrje kantoneve dhe spitaleve të tregojnë “solidaritet, transparencë dhe mirëbesim”.

Përfaqësuesit e kantoneve, CDS, shërbimit shëndetësor ushtarak dhe Shoqërisë Zvicerane të Mjekimit Intensiv do të takohen të hënën për të diskutuar çështjet ligjore, organizative dhe logjistike, vazhdon CDS.

Aktualisht, pacientët me Covid-19 zënë 33.7% të shtretërve në kujdesin intensiv në spitalet zvicerane.

Shkalla e përgjithshme e vendeve të zëna është 80.30%, sipas shifrave të fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik të publikuara të premten, përcjellin lajmin mediat zvicerane. /MLH