Zvicra po mendon për pensionin e 13-të, Kosova jep 12 lëmosha në vit

Pensionistët kosovarë janë më të diskriminuarit në botë. Për ta nuk garatohet jetesë e hairit prej ditës që lënë punën. Prej vitesh, ata marrin nga 90 euro në muaj, përkatësisht 100, me një shtese të përkohshme prej 10 euro.

Ndërkaq, Zvicra, ku Kosova ka një numër pensionistësh të saj, po mendon ta ndajë edhe pensionin e 13-të.

Mbështetësit e nismës popullore “Jetesa më e mirë në pension”, e cila përfshin Sindikatën Zvicerane dhe organizatat e pensionistëve, mblodhën 102,813 nënshkrime për të filluar votimin kombëtar – më shumë se 100,000 të kërkuara nga ligji.

Propozimi bën thirrje për pagimin e një pensioni shtesë të daljes në pension me të njëjtën shumë si pagesa AHV/AVS e marrë çdo muaj, shkruajnë mediat zvicerane.

Kjo korrespondon me një rritje mujore të pensioneve prej 8.33 për qind.