Zvicra regjistron dy vdekje në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit, Zvicra ka regjistruar 853 raste shtesë të koronavirusit, njoftoi sot Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë po ashtu dy vdekje tjera dhe 14 pacientë të cilët u shtruan në spital.
Ndryshe, në Zvicër, 47.2% e popullatës është plotësisht të vaksinuar.
Nga data 20 korrik deri më 26 korrik, 284,990 doza të vaksinës Covid-19 janë administruan në Zvicër.
Në total, 47.2% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, sipas të dhënave të botuara të martën në faqen e internetit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (ZFSHP).
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, janë administruar 8,878,473 doza vaksine. 4,076,546 njerëz kanë marrë dy doza serum. Mesatarisht, 40,713 vaksina janë kryer në ditë njofton shtypi zviceran. /MLH

