Zvicra zbut masat anti-Covid

Zvicra ka vendosur për zbutjen e masave anti-Covid, që ishin në fuqi prej disa muajve.

“Këshilli Federal mendon se është e mundur të kemi bërë sot edhe marrjen e rreziqeve”, ka thënë Alain Berset, këshilltar federal, i cili u shfaq i vetëm përpara mediave të shtypit, duke prezentuar këmbënguljen e tij në rrezikun që qeveria mori sot, e mërkure më 14 prill, por ai ishte optimist.

Ai shtoi më tutje se: “Ne nuk flasim aq shpesh për shumicën dërrmuese të njerëzve që respektojnë rregullat në fuqi dhe se sa ata i kushtojnë vëmendje atyre rregullave” kështu që është në duart e tyre që Këshilli Federal vendos besimin e tij.
Masat e reja në Zvicër nga data 19 prill

Sot me 14 prill shteti i Zvicrës ka marrë vendim që të bëhet zbutja e masave për parandalimin e Covid-19 që ishin në fuqi prej disa muajsh:

Tarracat e bareve dhe restoranteve do të mund të hapen deri në orën 23:00, me një maksimum prej 4 personave për një tavolinë, ku dhe të dhënat e tyre do të regjistrohen

Kinematë dhe teatrot mund të pranojnë maksimumi 50 persona për një sallë, respektivisht duke pranuar vetëm 1/3 e personave që kanë qenë të pranuar në kohë normale për shkak të distacës fizike që duhet të respektohet në ato salla tani.

Në sallat e teatrit e të kinemasë ushqimi dhe pijet do të ndalohen.

Jashtë, maksimumi 100 spektatorë do të lejohen për ngjarje sportive ose kulturore, gjithashtu duke respektuar distancën e duhur.

Palestra mund të hapet përsëri, gjithmonë duke ndjekur një plan të rreptë mbrojtjeje.

Mësimi me prezencë fizike të studentëve në universitete është i autorizuar, me maksimumi 50 pjesëmarrës për një sallë mësimi apo një e treta e kapacitetit maksimal.

»Këto hapje nuk janë aspak një sinjal për t’u çliruar tërësisht. Përkundrazi, ne mund të ecim përpara sepse masat respektohen mirë », paralajmëroi ministri Berset.

Të gjithë sektorët e përfshirë në këto relaksime janë të ftuar të respektojnë me përpikëri planet e rrepta të mbrojtjes që shoqërojnë hapjet.

Distancat midis tavolinave në tarraca, vendet bosh midis spektatorëve të kinemasë, perimetri personal në dhomat e fitnesit: rregullat do të jenë precize.

Nëse të gjithë respektojmë masat, ky lehtësim që bëjmë sot, do të funksionojë, thot Alain Berset, Këshilltar Federal.

Njoftimi mund të ketë ardhur si një befasi, sepse katër nga pesë kriteret epidemiologjike të vëzhguara nga Këshilli Federal nuk janë përmbushur dhe infektimi me Covid-19 vazhdon të rritet.

“Por për shumicën e kritereve, ne jemi shumë afër qëllimit. Dhe ç’është shumë e rëndësishme, për numrin e njerëzve në kujdesin intensiv është përmbushur. Prandaj mund të konsiderojmë të drejtë ndërmarrjen e këtij hapi “, rikujton Alain Berset, përcjellë e përditshmja Le Matin. /MLH

No photo description available.