Zymberi i nervozuar: Është për keqardhje, na e ndërpren ëndrrën europiane

Drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, ka shfaqur pakënaqësinë lidhur me vendimin e UEFA’s për rezultatin zyrtar (3:0), të vendosur në tavolinë.

Në një deklaratë për Tv Gjilani – News, Zymberi ka njoftuar se kanë nisur procedurat, deri në vendosjen e drejtësisë, transmeton Mediafokus.info.

“Ne po kërkojmë rrugë juridike pasi na është bërë padrejtësi”, ka thënë veç tjerash Zymberi, duke konfirmuar vendosmërinë t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.

Ai ka vlerësuar që deklaratat e opinionit publik, sidomos ato tē ngutshme, nuk i ndihmojnë klubit, por përkundrazi, e dëmtojnë atë.

Ndiqeni intervistën e realizuar nga gazetari Xhemail Veseli: