Zyra e Prokurimit pezullon aktivitetin për rinovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan
Zyra e Prokurimit në Komunën e Gjilanit ka pezulluar aktivitetin e prokurimit për rinovimin e stadiumit në qytetin e Gjilanit.
Dy klubet e suksesshme kosovare Drita e Gjilani që disa vite tashmë kanë mbetur “pa shtëpi”, shkaku që stadiumi i Qytetit ishte paraparë të niste të ndërtohej qysh në vitin 2017 vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme.
Disa muaj më parë, Komuna e Gjilanit e nënshkroi kontratën për rinovimin e stadiumit, ku plot 15 milionë euro pritet të investoheshin për ta ndërtuar stadiumin që i plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s.
Megjithatë, Zyra e Prokurimit tashmë ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke njoftuar se është pezulluar sërish aktiviteti.
“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit” me numër të prokurimit 651-23-13546-5-1-1 nxjerr:
“1. Për hapat tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik”.
“2. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe do të publikohet për të gjitha palët në platformën elektronike në adresën”./nacionale/


