Zyrtare: Arbër Ismajli, kandidat për kryetar Komune në Gjilan
LDK e ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar Komune në Gjilan.
Kandidatura e Arber Ismajlit është rezultat i një konsensusi të madh brenda LDK-së, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Degës dhe nënkryetar i LDK në qendër.
Ismajli ka qenë nënkryetar Komune në mandatin e Hazirit dhe ai tashmë ka një përvojë të mirë qeverisëse.

