Zyrtare: Fury vs Joshua, ja kur do të zhvillohet meçi

Boksieri Tyson Fury ka konfirmuar raportimet për një luftë për titullin e peshave të rënda ndaj Athony Joshuas. Fury me anë një postimi në Instagram ka treguar se i ka dërguar Joshuas kontratën disa ditë më parë.

Fury, 34 vjeç, ka qenë kampioni i peshave të rënda WBC që kur mposhti Deontay Wilder në vitin 2020. Lufta do të zhvillohej në shtator, konfirmoi ESPN.

“Disa ditë më parë i dërgova një draft kontratë Anthony Joshuas për një luftë në shtator në stadiumin Wembley”, shkroi Fury.