Zyrtare: Kosova prej 7 prillit me ‘orë policore’

Tashmë është zyrtare, Kosova prej 7 prillit do te kete ‘orë policore’, raporton Mediafokus.info.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Vitia, teksa po u numëron masat e reja, ndër të tjera, ka thënë se nga 7 prilli deri me 18 prill,  prej orës 22:00 e deri ne ora 5:00, ndalohet qarkullimi i qytetarëve, përpos rasteve të urgjencave./Mediafokus.info/