Zyrtare: Ky është gjiganti Italian që tërhiqet nga Superliga Evropiane

Pas Atletico Madridit dhe Interit, edhe gjiganti tjetër italian, Milan, ka konfirmuar largimin nga Superliga Evropiane, transmeton Mediafokus.info.

“Zëri dhe shqetësimet e mbështetësve për projektin e Superligës ka qenë i fortë dhe i qartë dhe klubi ynë mbetet i njëjtë për opinionin e personave që e duan sportin”, thuhet në kumtesën e klubit italian.

Ndërkaq, në Superligën Evropiane mbeten vetëm Real Madrid, Juventus dhe Barcelona./mediafokus.info/