Zyrtare: Shpejtim Bulliqi është kryetari i ri i Podujevës

Shpejtim Bulliqi edhe zyrtarisht do të jetë kryetari i ri i Komunës së Podujevës, raporton gazeta online Mediafokus.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë të ditur se kandidati i Vetëvendosjes ka fituar 51.64 për qind të votave, që nënkupton se nuk do të ketë balotazh.

Ndërkohë, kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, ka marrë 35.97 për qind të votave, derisa ai i PDK’së, Naim Fetahu, 12.4 për qind të votave.

Ndryshe, këto ishin zgjedhje të jashtëzakonshme në Podujevë, pasi Agim Veliu dha dorëheqje pas emërimit në postin e ministrit.

Shpejtim Bulliqi do të jetë kryetar për dhjetë muajt e ardhshëm, kur edhe mbahen zgjedhjet komunale sipas kalendarit./Mediafokus.info/