Zyrtarë të Bankës Evropiane për Investime vizituan Universitetin e Gjilanit

Zyrtarë nga Ministria e Financave të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Investime, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, me qëllim identifikimi të nevojave infrastrukturore.

Rektori Bajram Kosumi i ka njoftuar ata me projektet kapitale që planifikohen në të ardhmen.

Ri-strukturimi afatgjatë i arsimit të lartë, për të ofruar arsimim cilësor në një sektor publik, është shumë i nevojshëm, ka thënë Kosumi.

Rektori po ashtu ka prezantuar punën e  universitetit, ku njëherësh ka folur rreth programeve të studimit, studenteve, stafit akademik dhe administrativ.

Ndërkaq, sa i përket infrastrukturën, rektori ka thënë se ajo nuk është në nivel të duhur.

Kemi nevojë për një objekt të ri dhe si opsion mund të jetë edhe ndërtimi i një objekt brenda hapësirës ekzistuese, ose rinovimi i objektit aktual, por këtë nevojitet mbështetje.

Zyrtarë nga Ministria e Financave dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Investime kanë vizituar objektin për të parë gjendjen e tij.

Studimi i fizibilitetit do të ndihmojë në qartësimin e nevojave infrastrukturore dhe të lehtësojë investimet në të ardhmen. Për investime madhore, parakusht është studimi i fizibilitetit.

Nesër do të mbahet punëtoria “Infrastruktura në Arsimin e Lartë në Kosovë – Universitetet Publike” e cila organizohet nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, së bashku me Bankën Evropiane për Investime (EIB).