Zyrtari i arrestuar dyshohet për keqpërdorimin e 5.850 eurove nga subvencionet
Policia e Kosovës, në një njoftim shtesë për rastin e arrestimit të një zyrtari, ka dhënë hollësi edhe sa i përket shumës së përfituar nga pjesa e subvencioneve për kulturë, përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftim.

