Zyrtari i LDK-së shtron iftar për presidenten Osmani
Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Sopa, ka reaguar pas raportimeve për një iftar ku mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Haxhi Avdyli, shkruan Insajderi.
Pasi në media u përfol edhe për praninë e disa përfaqësuesve të LDK-së, Sopa ka sqaruar se takimi nuk kishte karakter politik.
Ai ka bërë të ditur se familja Sopa ka një traditë më shumë se dhjetëvjeçare të ftesës për iftar ndaj presidentes Osmani gjatë muajit të Ramazanit, duke mohuar çdo prapavijë partiake të këtij organizimi.
Më tej, ai ka sqaruar praninë e personave të tjerë gjatë mbrëmjes.
“Përgjatë iftarit kanë ardhur shumë njerëz për ta përshëndetur presidenten dhe për të bërë fotografi. Por kjo assesi nuk është organizim partiak”, tha ai.

