Zyrtari komunal përfiton 2000 euro përmes falsifikimit

Një zyrtar komunal në Novobërdë është arrestuar nën dyshimin për falsifikim dokumenti, duke përfituar 2000 euro.

Njoftimi i policisë:

Novobërd, Gjilan (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore me datë 10.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i Komunës së Novobërdës nën dyshimin se ka falsifikuar dokument zyrtar (listën e vijueshmërisë së punëtorëve). Dyshohet se i dyshuari ka përfituar shumën prej dy mijë (2000) € duke dëmtuar buxhetin e komunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.