Nxirret trupi i 46-vjeçarit nga Vitia që ra në greminë me veturë
Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit nga fshati Debëllde i Komunës së Vitisë është tërhequr nga gremina ku kishte rënë me veturën teksa po kthehej nga Hani i Elezit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur FSK-ja e cila së bashku me Policinë e Kosovës ka ndihmuar në tërheqjen e tij.
“Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr një person pa shenja jete, pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Viktima i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.


 
 
						 
						