Shqipja e Gjilanit reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës

Bashkëshortja e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi, Shqipja ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn s’ka të bëjë me drejtësi.

Deputetja e VV ka shkruar në Facebook se aktgjykimi vërteton padrejtësinë për ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së.

“Ky vendim i Gjykatës Speciale vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi”, ka shkruar ajo.

Ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së janë dënuar sot me nga 4 vjet e gjysmë burgim.