1.461 gjoba për një javë janë shqiptuar nga policia në Gjilan
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 28.10.2022–03.11.2022 ka shqiptuar 1.461 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Në kuadër të implementimit të Planit Operative ‘’Makineria bujqësore – mjetet e punës’’ ka shqiptuar edhe 19 kundërvajtje.
Policia ka mbajtur dhe vazhdon të mbajnë pika të shumta kontrolli të automjeteve me qëllim parandalimi të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

