Një grua nga Vitia vdes rrugës për në QKUK

Një grua nga Vitia nuk ka arritur të mbijetojë deri në QKUK, për ku ishte dërguar për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Rasti po hetohet nga policia.

Viti 03.11.2022 – 14:00. Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.