1 minut, 1 dorë dhe 84 pompa – Ky është gjilanasi që theu rekordin Guiness
Shkëlqim Miftari nga qyteti i Gjilanit ka thyer Rekordin Botëror Guiness për kryerjen e 84 pompave brenda një minute me një dorë.
Për të arritur këtë sukses, Miftari ka thënë për Insajderin se ka punuar afër tetë vite për të thyer rekordin Guiness.
Sipas tij, ky rekord deri më sot në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minute, derisa tani ai ka thyer rekordin me 84 pompa të realizuara brenda një minute me një dorë.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

