10 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.
– Në total numri i rasteve aktive është 627.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në KËTË LINK