’10 vite pa gëzimin tonë të parë’ – dedikim për Bardhin

Solisti Avdi Latifi ka rikujtuar sot të birin Fatbardhin, i cili në këtë ditë, para dhjetë vitesh, humbi jetën në ujërat amerikane, duke u përpjekur që ta shpëtonte një grua.

“Sot, 10 vite pa gëzimin tonë të parë, pa birin e dashur, Fatbardh Latifi. Kujtimi për ty Bardh, nuk është vetëm në përvjetor, por në çdo ditë e jo vetëm.

Prehu në paqen e amshueshme engjëlli ynë. I përjetshëm është kujtimi për ty. Me dhembje, mall, dashuri e krenari” – ka shkruar babai Avdiu.

Më 2 shtator të vitit 2012, shtetasi kosovar, Fatbardh Latifi kishte humbur jetën në ujërat e një lumi në SHBA.

Ai kishte kërcyer nga barka, së bashku me disa shokë të tij, për të ndihmuar një grua, e cila po rrezikonte të mbytej, por nuk doli më në sipërfaqe të ujit.

Trupi i tij ishte gjetur më vonë, disa metra larg vendit ku ishte hedhur në ujë, ndërsa mjeku kishte konstatuar vdekjen.

Lajmi për vdekjen tragjike të kosovarit nga Zhegra e Gjilanit, Bardh Latifi kishte shkaktuar dhembje te familjarët dhe miqtë e tij gjithandej.

Fatbardhi 33-vjeçar, i cili i përkiste një familje muziktarësh, ishte një maestro i violinës.

Po të mos e merrte vdekja para kohe, sot Bardhi do të ishte një emër botëror në violinë. /Mediafokus.info