100 km/h në zonën ku shpejtësia ishte e kufizuar, gjobitet dhe i merret patenta
Stacioni Policor Viti në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Kemail Azizi’’ në Viti.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind (100) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj, thuhet në njoftim.

