Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit, luftëtar i orëve të para të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ushtruese i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Karpuzi ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK-së në Prishtinë.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij.