101 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

101 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, raporton gazeta Mediafokus.info.

Kjo është bërë e ditur dje nga mbledhja e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli.

Ismajli ka njoftuar se 76 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi​, derisa theksoi se 748 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.