Rëndësia e ushqyerjes së mirë

Ajshe Ibrahimi- nutriciste/dietologe

Shumica e njerëzve e dinë se ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojë në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm.

Ushqimi i mirë ju ndihmon që të:

-Ulni rrezikun e disa sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, goditjen në tru, disa lloje të kancereve dhe osteoporozën.

-Ulni presionin e lartë të gjakut

-Ulni kolesterolin e lartë

-Përmirësoni aftësinë tuaj për të luftuar sëmundjen

-Përmirësoni aftësinë tuaj për t`u rikuperuar nga sëmundja ose dëmtimi

– Rritni nivelin e energjisë tuaj 

Çfarë është ushqimi i mirë?

Ushqimi i mirë do të thotë që trupi juaj merr të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe mineralet që i duhen për të punuar sa më mirë.

  • Planifikoni vaktet dhe ushqimet tuaja për të përfshirë ushqime të pasura me lëndë ushqyese, të cilat gjithashtu përmbajnë pak kalori.
  • Hani shumë fruta për të përfituar nga fibrat natyrale që përmbajnë ato. Hani si fruta të plota dhe jo si lëngje.
  • Hani çdo ditë një larmi llojesh dhe ngjyrash të perimeve.
  • Hani shumë drithëra të plota, meqë të gjitha llojet e drithërave të plota janë të pasura me vitamina dhe minerale të rëndësishëm për shëndetin tone.
  • Zgjidhni qumësht pa yndyrë, për të marrë kalcium dhe vitaminë D që janë të nevojshëm për shëndetin e kockave tuaja.
  • Zgjidhni mish pa dhjam, konsumoni mishin e peshkut dhe shpendëve te cilat kanë më pak yndyrë dhe më pak kalori, por janë burime të mira të proteinave.