Mesazhi prekës i mjekut për mjekun që humbi jetën nga Covid-19

Muharrem Xhepexhiu, 64 vjeç, mjek në një qendër shëndetësore në Lushnjë humbi betejën me Covid-19. Xhepexhiu mësohet se ndërroi jetë në Spitalin Infektiv, pavarësisht ndihmës së stafit mjekësor.

Së fundmi ka qenë mjeku Tritan Kalo ai i cili ka bërë një dedikim prekës për humbjen e mikut të tij, që e quan “një yll mantelbardhë”.

“Kohë kovidiane….Shkëputet edhe një “yll” nga konstelacioni i YJEVE MANTELBARDHË, që punuan e jetuan një jetë përpjekjesh për të mbrotjur dhe shpëtuar jetë…..Jetën e gjithkujt që besoj e vijon të besojë në Ndërgjegjen, Pasionin, Punën dhe Përkushtimin e pjestarëve të Armatës sonë të mantelbardhëve…E nisëm së bashku rrugëtimin në 1 Shtator 1976 në shtigjet e thepisura të Mjeksisë…

Në 64 vitet e jetës tënde punove pa rreshtur dhe ti na dhe shëmbullin më të mirë të mundshëm të një djali, një burri e një mjeku të përkorë… Ishe dhe mbete një Hysgjokas, Lushnjar, Shqiptar punëmadh, fjalëpakë, shok, mik e prind shëmbullor…I pabesi dhe jetëmarrësi infeksion nga Sars-Cov2/Covid-19, t’a ndërpreu këtë rugëtim në rradhët tona të Mantelbardhëve më 27 Tetor 2020….

U Prehsh në Paqen e përjetëshme Dr. Muharrem Xhepexhiu…Krenar që të kisha dhe do të kem kurdoherë një mik zemre!!!”– shkruan Kalo në postimin e tij në Facebook.