Plas skandali te Reali, ja çka i tha Benzema Mendy’t për Viniciusin

Është zbuluar një bisedë e shkurtër në tunel, mes Karim Benzema dhe mbrojtësit Ferland Mendy, pas barazimit me Monchengladbah, raporton Mediafokus.info.

Mediat spanjolle zbulojnë se sulmuesi i thotë shokut të skuadrës që të mos i pasojë më Viniciusit.

“Mos i paso më atij, vëlla. Ai po luan kundër nesh”, dëgjohet Benzema teksa i thotë shokut të skuadrës.

Borussia Monchengladbah – Real Madrid u mbyll në barazim 2-2, ndërsa pas dy ndeshjeve të para, “Los Blancos” numërojnë vetëm 1 pikë./Mediafokus.info/