Edhe infektologu Izet Sadiku infektohet me COVID-19

Infektologu Izet Sadiku ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Njoftimin e ka bërë vetë ai, duke thënë se do të izolohet për disa ditë.

“Sot pas disa simptomave gjate kujdestarise se mbremshme jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me COVID19. Do te vetizolohem per 14 dite dhe do t’i ndjek rekomendimet te IKSHPK”, ka shkruar Sadiku.

Para tij, edhe mikrobiologu i njohur Lul Raka rezultoi me Covid.