11.909 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka shënuar sërish shifra të frikshme të infeksionit me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme 771 persona rezultuan pozitivë, derisa 8 të tjerë ndërruan jetë, raporton Mediafokus.info.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909”, thuhet në njoftimin e IKSHPK../Mediafokus.info/