Frangu zviceran ka shënuar një ngritje të dukshme në bursë dhe tani është barazuar me euron. Kështu shkëmbehet në shumë tregje ndërkombëtare.

Një CHF është 0,9968 euro dhe një euro është 1,0032 CHF. Ky informacion u përditësua për herë të fundit më 6 mars 2022, në orën 12:05, sipas kohës evropiane, shkruajnë mediat e huaja.

Aktualisht 100 franga janë 99.68 euro. Kjo ka ndodhur për shkak të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Kësaj rritje të vlerës së frangës do t’ia shohin hajrin edhe shqiptarët, një numër prej të cilëve punojnë e jetojnë në Zvicër.

Franga është monedha e dytë më e preferuar në Kosovë, pas euros.