11 janari i Jakup Ferrit
Genc Prelvukaj
Në ditën e njëmbëdhjetë të Janarit, viti 1880, disa ditë pas betejës së Nokshiqit, pushon së jetuari një prej shqiptarëve më të mirë të kohës, Jakup Ferri.
I coptuar prej plagëve të luftës, të cilave nuk iu mbijetoi veçse pak kohë, kreu i strukturave ushtarake të krahinës së Plavës kaloi në një jetë tjetër, duke lënë pas vetës një vepër që të rrënqeth mish e asht.
Rrëfimet për të shtegtuan në çdo fis e krahinë dhe në çdo vatër e kuvend. Ato barten nga brezi në brez, për të mos harruar se ishte Jakupi qe ktheu ne Ferr fushën e Nokshiqit për ushtrinë e huaj.
Mirëpo, betejën më të madhe e bënë pasuesit e tij, të cilët nuk bënë kurrë kompromis për etninë e tyre, për më tepër u shtuan në numër, duke vazhduar të jenë një linjë gjaku që nderohet edhe në këtë kohë.
P.S. Në materialin më poshtëm është listuar një fotografi e Jakup Ferrit me krerë tjerë nga Lidhja e Prizrenit, derisa në të tjerat janë fëmijët dhe nipërit e tij.

