11 jetë tjera i mori koronavirusi në Kosovë

11 jetë tjera i mori koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, kur janë testuar gjithsej 1.794 mostra, 730 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 (62 vjeç), Prizren 1 (58 vjeç), Rahovec 1 (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 24.155 dhe 755 vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 16.122.  Numri i rasteve aktive është 7.278. /Mediafokus.info/