11 persona arrestohen për tregti të ndaluar
11 persona janë arrestuar për tregti të ndaluar në Ferizaj dhe Mitrovicë, njofton policia e Kosovës.
Ferizaj & Mitrovicë (NN) 08.04.2022 – NN. Pas një pune hetimore njësiti i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare ka bërë ekzekutimin e një urdhërese te gjykatës duke kontrolluar në katër lokacione. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar: një sasi e konsiderueshme e mallit komercial/ushqimor pa dokumentacion përkatës. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje njëmbëdhjetë (11) të dyshuar meshkuj shtetas të Kosovës me dyshimin për kryerjen e veprës penale ”tregti e ndaluar”. Në lidhje me rastin janë sekuestruar edhe tri automjet.

