Nga viti i ardhshëm qeset do të jenë me pagesë, disa ndalohen krejtësisht

Qeset e plastikës do të bëhen me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në një konferencë për medie së bashku me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm. Sipas tij ato do të lejohet të përdoren vetëm për fruta.

Ndërsa për qeset prej 25 deri në 50 mikron ministri Aliu deklaroi se do të lejohet përdorimi i tyre por që do të jenë me pagesë dhe se nuk do të kenë logo të prodhuesve.

Qeset nga 25 deri në 50 micron do të kushtojnë 5 cent.