Unë nuk punoj me njerëz që e kanë zemrën në Serbi dhe kokën në Kosovë
Amina Nuraj
Shumë herë më kanë pyetur “Pse nuk i bashkohesh kësaj organizate” ndaj më lejoni t’ju përgjigjem.
Unë nuk punoj me njerëz që e kanë zemrën në Serbi dhe kokën në Kosovë.
Unë nuk punoj sipas direktivës apo skenarit të askujt.
Unë kam qenë vetëm që në fillim, do të jem vetëm deri në fund, me aq sa kam mundësi do të punoj në emër të Atdheut dhe jo për interesa personale.
Shumë donin të më jepnin ryshfet, por nuk ia dolën.
Shumë herë më kanë ofruar të hap një organizatë në Sanxhak, por unë kam refuzuar vetëm sepse nuk punoj sipas ligjeve të Serbisë dhe as nuk do të punoj ndonjëherë.
Unë nuk pranoj asnjë cent pi anes e Serbis dhe as nuk do ta pranoj. Dhe nëse e keni shitur atë pak krenarinë që kishit, ju lutem më lini të qetë se nuk pranoj asgjë nga vendi që na solli sot në këtë gjendje.
Unë e respektoj moshën tuaj, por nuk e toleroj autoritetin.
Unë jam autoriteti vetvetes dhe një vajzë që kam mbaruar dy fakultete dhe askush nuk mund të më mësojë për asgjë.