11 persona janë arrestuar për shkelje të masave kundër pandemisë

Në periduhën kohore 6-12 maj 2020, sipas statistikave të policisë, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 31 incidente, ndërsa janë arrestuar e ndaluar 26 persona, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Ismet Hashani.

Sa i përket trafikut, kanë ndodhur 3 aksidente me lëndime dhe 8 me dëme materiale, ndërkaq janë shqiptuar 305 gjoba.

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria, si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 06 maj 2020 deri me 12 maj 2020, janë hapur raste nga ana e policisë në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit. Në të gjithë rajonin e Gjilan njëmbëdhjetë (11) persona gjithsej janë arrestuar nga policia duke mos e përfill vendimin e qeverisë “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“. Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Personat e ndaluar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.

“Armëmbajtje pa leje”

Me 11 maj 2020, rreth orës 21:00 në Gjilan , Patrulla policore ndalojnë automjetin “Mercedes” me tabela regjistrimi 06 te cilën ishte duke e drejtuar vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës. Në veturë kanë qenë dhe dy pasagjerë , gjatë, kontrollit tek njëri nga pasagjerët i gjendet një Pistoletë : TT Mod 57 cal 7.62 mm, me shtatë (7) copë fishekë te cal.7.62 mm. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 ore. Rasti procedohet ne PTh.

“Lëndim i rende trupor“

Me 10 maj 2020, rreth orës 14:00, Policia e Kosovës në Gjilan kanë pranuar një informuar për një rast “Lëndim i rëndë trupor“, që kishte ndodhur në fshatin Livoq i Epërm. Njësitet reaguese policore me urgjencë i janë përgjigje rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se deri te incidenti të ketë ardhë pas një mosmarrëveshje familjare, ku më pastaj janë përfshi në një përleshje fizike në mes vete shtatë të dyshuarve, ku si pasojë e përleshjes kanë pësuar lëndime trupore, me ç ‘rast njëri prej tyre ka pësuar “lëndime të renda trupore” dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-ë në Prishtinë. Nga ana e Policisë janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit ndaj katër te dyshuarve është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti procedohet në PTh.

“Dhunë familjare”

Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se me 10 maj 2020, në fshatin Smirë, i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pas një mosmarrëveshje, ka përdorë dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Me këtë rast viktimës i janë shkaktuar lëndime të dukshme trupore. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndalur ne qendrën e mbajtjes për 48 ore. Rasti procedohet ne PTh./mediafokus.info