11 persona marrin lëndime në 4 aksidente komunikacioni në rajonin e Gjilanit
11 persona kanë marrë lëndime në katër aksidente të ndara që kanë ndodhur në rajonin e Gjilanit, gjatë 24 orëve të fundit, njofton policia.
Gjilan, 26.02.2022 – 23:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa tjetri pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi.
Fsh. Begunicë, Viti, 27.02.2022 – 11:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Fsh. Zhegër, Gjilan, 27.02.2022 – 13:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.
Fsh. Livoq i Poshtëm, Gjilan, 27.02.2022 – 11:20. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy nga ngasësit të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

