Flet shqiptarja që jeton në Moskë, tregon për situatën atje

Prej pesë ditësh Rusia ka nisur luftën në Ukrainë. Populli ukrainas po jeton ditë të frikshme dhe të tmerrshme.

Shumë nëna dhe fëmijë janë larguar nga vendi i tyre, duke shkuar në vende më të sigurta. Ndërsa baballarët kanë marrë armët dhe janë bashkuar me ushtarët e tyre që të mbrojnë vendin.

Nga ana tjetër duket se në Rusi jeta vazhdon normalisht, sikur nuk ka luftë. Këtë e konfirmoi edhe një studente shqiptare, e cila jeton në Moskë. Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi se si po përjetohet lufta nga populli rus.

Situata në Moskë është shumë e qetë. Njerëzit janë në rutinën e tyre. Moska nuk është prekur nga kjo gjë. Situata është e tillë dhe nisën protestat. Ishte e papritur edhe nga ne, por Moska nuk është prekur”, tha ajo.